Bota

Shifra rekord, Gjermania shënon mbi 1 mijë viktima nga koronavirusi në 24 orë

Rekord viktimash nga koronavirusi në Gjermani. Sikurse njofton Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1129 viktima.

Kjo shënon herën e parë që nga nisja e pandemisë, që vendi tejkalon 1 mijë viktima në ditë.

Raportimet shqetësuese vijnë teksa Gjermania ka nisur zyrtarisht fushatën e saj të vaksinimit, dhe ka siguruar 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, duke thyer kështu paktin europian.

Vendimi u komentua me nota zhgënjimi rreth Europës, dhe polemika për shpërndarjen e padrejtë të dozave, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button