Aktualitet

Shkarkimi i padrejtë i mjekut Ilir Allkja,Reagon ish deputeti Vangjel Tavo

Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me shkarkimin e padrejtë të mjekut Ilir Allkja

TURP DHE SKANDAL

Qeveri që pushon mjekët nga puna.Në kulmin e pandemisë qeveria vendos të shkarkojë një nga mjekët më të njohur të Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja vetëm sepse denoncoi në media, paraqiti fakte dhe dëshmi reale, mbi skandalet nga Ministria e Shëndetësisë.Pasi i larguan për në Gjermani tani i largojnë nga puna ata që kanë mbetur.Bluzat e bardha janë heronj dhe nuk meritojnë sulme dhe shkarkime.Është Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria që duhet shkarkuar sa më parë.Gjithmonë në mbështetje të bluzave të bardha.

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button