Aktualitet

Shkatërrohen spitalet nga tërmeti në Kroaci, nënat me foshnje në krah qëndrojnë jashtë në të ftohtë

Pamje të zymta janë publikuar, pas tërmetit 6,4 Rihter që ka goditur Kroacinë. Dëme të shumta janë shkaktuar nëpër spitale, ku njerëzit janë detyruar të dalin jashtë. Konkretisht në media janë publikuar disa nga pamjet në të cilat ndodhen persona nga spitali i Zagrebit.

Disa pacientët dhe stafi mjekësor kanë dalë në rrugë. Shumë pacientë janë mbledhur  përpara Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanije jashtë spitalit, nën temperaturat e ftohta të dimrit.

Ndërkohë, pas tërmetit ka reaguar dhe drejtori  i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, i cili është shprehur se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti  janë të mëdha.

“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim.” – tha Tomislav Dujmenović.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button