Bota

“Shkundet”Greqia/Tërmet më magnitudë 4.8 të shkallës rihter

Tërmeti i rënë e ka patur epiqendrën në ishullin e Kretës dhe ka rënë në orën 09:06.

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës rihter ka goditur ditën e sotme Greqinë. Tërmeti i rënë e ka patur epiqendrën në afërsi të ishullit të Kretës dhe ka rënë në orën 09:06.

Tërmeti e ka patur thellësinë 10 kilometra në brendësi të tokës dhe është ndjër në të gjithë zonën e ishullit. Ndërkohë që deri tani nuk janë raportuar që të ketë të lënduar apo dëme në njerëz.

Greqia dhe e gjithë zona e Ballkanit këtë vit është goditur nga shumë tërmete. Tërmeti më i fundit ishte ditën e djeshme në Kroaci, ndërsa më parë Greqia ka qenë epiqendra e tërmetit të 29 tetorit ku shumë persona në qytetin turk Izmirin humbën jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button