Aktualitet

Shqiptarët do kalojnë fundvitin në shtëpi, të paktë ata që do udhëtojnë

Këtë fundvit ashtu sic dhe mendohet festa e Vitit të Ri do të gjejë shumicën e shqiptarëve në shtëpi, në kontrast me vitet e tjera, fakt që pohohet dhe nga disa agjenci turistike.

TIRANË– Festa e Vitit të Ri si gjithmon është parë si një mundësi e mirë nga shumë shqiptar për të udhëtuar jashtë duke qënë se dhe ditët e pushimeve ua lejojnë një ‘arratisje’ dimërore.

Por këtë fundvit ashtu sic dhe mendohet festa e Vitit të Ri do të gjejë shumicën e shqiptarëve në shtëpi, në kontrast me vitet e tjera, fakt që pohohet dhe nga disa agjenci turistike.

“Është një vit ku pjesa më e madhe e vendeve janë të mbyllur, kërkohet testi i Covid-19, dhe situata është e njëjtë dhe atje ku do të shkosh, sërish do të rrish mbyllur në hotel edhe në disa shtete ku mund të udhëtohet”, thotë Besnik Vathi.

Por ka dhe disa njerëz të cilët kanë gjetur zgjidhje alternative sic edhe janë marrja me qira e vilave ku mund të festohet qetësisht me familjen apo edhe me shoqërinë.

“Që prej nisjes së pandemisë kërkesa për rezervimin e vilave ka qenë e lartë, dhe po ashtu kemi të rezervuara edhe netët e vitit të ri dhe ato të ditëve të janarit”, shprehet Besart Cuko.

Agjencitë turistike thonë se ka edhe një tendencë, nga grupe kryesisht të rinjsh për të udhëtuar brenda vendit, në destinacione si Korça, Vlora, Durrësi e Shkodra. Një pjesë tjetër më e guximshme kanë zgjedhur të pushojnë në Turqi dhe Sharm el Sheik.

Ata që kanë zgjedhur të pushojnë brenda vendit, këtë vit i kanë më të reduktuara ditët e qëndrimit, duke shmangur periudhat e gjata e duke përshtatur rezervimet mesatarsisht për 2 deri në 3 net.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button