Uncategorized

Situatë e përsëritur prej vitesh/ Banorët e Memaliajt mbeten pa energji elektrike, ankesat drejt OSHE-së shkojnë në “vesh të shurdhër”

Prej dy ditësh banorët  në zonën e bashkisë Memaliaj janë në mungesë së energjisë elektrike.

Konkretisht banorët në fshatrat si Krahes, Kalivac, Toc, Ane Vjose, Qesarat, Sinanaj, Iliras, Matohasanj, Koshtan, Kamcisht,  po e vuajnë prej vitesh mungesën e energjisë elektrike, e cila është një situatë e përsëritur  për shkak te linjave te amortizuara.

Mjaftojnë vetëm pak reshje shiu apo ere dhe banorëve të këtyre zonave rurale t’ju mungojnë energjia, edhe pse po ankohen pranë institucioneve te OSHE-së në Tepelenë dhe Gjirokastër, deri tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje përfundimtare.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button