Aktualitet

Skandali në Rroskovec/ Përplasi për vdekje nënën dhe plagosi të bijën, polici ishte i dehur në drejtimin e mjetit(Djali i viktimës kërcënon vetëgjyqësi)

Mësohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në zonën e Marinzës, ku një mjet përplasi dy gra, nënë e bijë të cilat ishin duke qendruar në një trotuar. Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është një punonjës i Policisë Bashkiake, i identifikuar si Sokol Prifti, ndërsa ditën e ngjarjes sipas Policisë ka qenë i dehur.

Djali i viktimës, Zeqine Kasa, ka folur dhe ka hedhur akuza të forta se ngjarja është tentuar që të manipulohej. Ai thotë se në ditën e aksidentit, Prifti ishte i dehur pasi kthehej nga dreka e punës me kolegët e Bashksië së Roskovecit. Ai kërkon që drejtësia të vihet sa më parë në vend, pasi në të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

‘Zotëria punon në polici bashkiake, e kam marrë vetë mamanë dhe e ka çuar në spital, dhe thotë që i ka plasur goma. Ishte në drekën e bashkisë dhe ishte i dehur, njihet si pijanec, kërkoj drejtësi. Motra ka thyer krahun është në shtëpi, dua që të vihet drejtësia, sepse motra dhe mamaja ime ishin duke ecur në trotuar. Unë do ta vras atë nëse nuk merr masat shteti. Kanë qenë të gjithë këtu dhe e dinë që ai ka qenë me shpejtësi’, shprehet djali i viktimës.

Ndërkohë banorët e zonës thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të sinjalistikës, por nuk përjashtohet as akuza se Prifti ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt””, njofton Policia e Fierit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button