Bota

Spanja mban shënim njerëzit që refuzojnë vaksinën anti-Covid, lista shkon në BE

Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri dhe ta ndajnë atë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian , megjithëse nuk do të bëhet publik

SPANJË– Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri dhe ta ndajnë atë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian , megjithëse nuk do të bëhet publik, tha të hënën Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa.
Gjatë një interviste me televizionin La Sexta, Illa tha se vaksinimi kundër virusi, i cili ashtu si në shumicën e kombeve të BE filloi në Spanjë gjatë fundjavës, nuk do të ishte i detyrueshëm.
Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë … të atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë,” tha ai.
Përqindja e spanjollëve që nuk dëshirojnë të marrin një vaksinë Covid-19 ka rënë në 28 përqind në dhjetor nga 47 përqind muajin e kaluar, sipas një sondazhi të botuar muajin e kaluar.
Sondazhi nga instituti kërkimor i financuar nga shteti zbuloi se 40.5 përqind e të anketuarve janë të gatshëm, ndërsa 16.2 përqind do ta bënin këtë nëse vërtetohet të jetë “e besueshme”.
Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura të Evropës nga pandemia, me numrin e të vdekurve nga virusi që kaloi 50,000 të hënën, sipas ministrisë së shëndetësisë vendase .
Qeveria pret që deri në qershor të ketë  20 milion njerëz nga popullsia e saj prej 47 milionësh të vaksinuar kundër virusit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button