Bota

Sulm terrorist në Siri/ Vriten 28 persona

SIRI-Një sulm terrorist ka ndodhur në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun. Si pasojë 28 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur deri më tani në lidhje me incidentin në zonën ku ndodhen shumica e ushtarëve dhe militantëve sirianë të mbështetur nga Irani, pranë qytetit antik të Palmyra.

Një mbrojtës i lartë ushtarak  në zonë ka thënë për Reuters se automjeti mbante ushtarë dhe milicë pro-qeveritare të cilët kishin mbaruar lejen e tyre dhe po ktheheshin për në bazën e tyre.

Banorët e Deir al-Zor dhe burimet e inteligjencës kanë konfirmuar se ka pasur një rritje në muajt e fundit të pritave dhe sulmeve të goditura nga militantët të mbetur nga Shtetit Islamik, të cilët janë fshehur në shpella në rajone kryesisht të shkretë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button