Bota

Sulmi me bomba në Jemen, të paktën 5 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se sulmi iu bë avionit të sapo ndaluar në aeroportin e Adenit, të qeverisë së sapo formuar të Jemenit.

JEMEN-5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me bomba në Jemen. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se sulmi iu bë, avionit të sapo ndaluar në aeroportin e Adenit, të qeverisë së sapo formuar të Jemenit.

Sipas pamjeve të aeroportit janë shihet shpërthime të mëdha dhe të shtëna me armë sapo u ulë avioni. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, së bashku me gazetarët, që raportojnë ngjarjen.

Deri më tani nuk duhet se kush është identiteti i viktimave, ndërkohë që sipas dëshmitarëve Kryeministri Maeen Abdulmalik dhe Ambasadori i Saudit në Jemen, Mohammed Said al-Jabar janë transportuar të sigurë në Pallatin Presidencial.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button