Politike

Tensione’ në Studio/ Buzhala: Ofendim për Kosovën, Besa dhe Cakaj u shkarkuan nuk dhanë dorëheqjen. Spiropali: Pse nuk ishte krenari kur u emëruan

Buzhala: Unë nuk i kam marrë seriozisht emërimin e tyre kur ikën nga Kosova s’i marr as tani që u larguan nga Shqipëria. Rama afroi në kabinetin e tij dy ministra nga Kosova për të fituar terren politik në Kosovë. Të dy janë të shkarkuar nga Rama dhe jo të larguar. Tai Rama duhet të akomodojë njerëzit e tij dhe të lërë pas Besën dhe Gentin. Për Besën po e po jam i sigurtë që është shkarkuar, por dhe për Gentin. Ata nuk pajtoheshin për shumë çështje, ndoshta dhe për çështjen e Kosovës në shumë aspekte. Genti e shihte më shumë si konkurencë pjesën me Ramën dhe përfshirë mosmarrëveshjet, ka bërë që të shkarkohen.

Spiropali: Peshën e Kosovës nuk mund ta ulë as ta lartësojnë dy mkinistra nga Kosova.

Buzhala: Pse i ra interesimi dhe pse ishte kjo aventurë 3-vjeçare?

Spiropali: Ka një kohë afrimi dhe një kohë largimi.

Buzhala: Ishte turp për Kosovën…

Spiropali: Po pse nuk e patë si krenari? Tani ndiheni të lënë pas dore…?

Buzhala: Unë i kam parë si dy emërime dhe lëvizje politike, dhe pse shumë qytetarë të Kosovës i kanë duartrokitur.

vijon…

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button