Aktualitet

Tregtonte fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, arrestohet pronari i ushqimores në Lezhë

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Mësohet se ata kanë pikasur në Lezhë, një pikë shitjeje të lëndëve piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese, duke vënë në pranga pronarin e dyqanit ku tregtoheshin. Po ashtui janë sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.

NJOFTIMI I PLOTË
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në një dyqan me artikuj ushqimorë në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, kanë gjetur një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre.

Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button