Politike

Tritan Shehu/Shqipëria ngel vendi i vetëm në Europë “në det të hapur”

Bravo Kosova, ndërsa Rama po “udhëheq” Shqiptaret drejt “imunizimit të tufës”, ose ndryshe sakrifikimit!

1-Qeveria e Kosovës miraton një fond të vecantë minimalisht prej 40 M E për të blerë direkt Vaksinat Covid, për të gjithë popullësinë.Edhe Kosova ka aplikuar tek COVAX si Shqipëria, por duke e kuptuar ngadalësinë dhe sasinë e vogël që siguron ai mekanizëm, tashti po kërkon të blejë direkt vaksinat. –Shqipëria ngel kështu vendi i vetëm ne Europe “në det të hapur”, pa asnjë kontratë, traktative dhe pa buxhet të miratuar për vaksinimin, e bazuar vetëm te “mareveshja e angazhimit” me COVAX, ku ka paguar 1,4 ME, kur vendit i duhen reth 5,5 M doza!–Ndërkaq mbreme Agjensia Britanike certifikoi vaksinën Oxford\AstraZeneca, ai vend ka blere 100 M doza te saj për të filluar më 4 Janar përdorimin.Po kështu ditët e para të Janarit edhe EMA do të miratojë këtë vaksinë, nga e cila BE ka kontraktuar 400 M doza.E përmenda Oxford\AstraZeneca sepse ajo do të ishte një vaksinë e përshtateshme për vende e i yni: ka një cmim të ulët rreth 2,8 E, mund të transportohet e konservohet në kushte të zakoneshme frigoriferike dhe një efikasitet të lartë.–Por fatkeqësisht Qeveria jonë nuk ka hapur asnjë traktativë edhe me këtë kompani.

2. Kjo Qeveri e pa përgjegjëshme, sic duket qartësisht nga të gjitha veprimet apo mos veprimet e saj kërkon që duke e lënë gjendjen në “rënie të lirë” të cojë në mënyrë cinike tek “imuniteti i tufës”, me një cmim shumë të lartë kjo për jetët e humbura, shëndetin e shkatërruar, cmimin e lartë social e t ë ekonomisë.–Kjo është një strategji mizore, për të justifikuar të cilën po përhapen edhe disa “shifra” imunizimi, që vëcse kërkojnë t’i mbushin mendjen njerëzve se:Shqipëria është i vetmi vend në Botë, që si një “fanar ndricues” nuk ka nevojë për testime, as për Vaksina, sepse populli “heroik” shqiptar nën udhëheqjen “largpamëse” të Rilindjes po e përballon me forcat e veta këtë “agresion”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button