Aktualitet

Vlorë/Grabiti një banesë, arrestohet 48 vjeçari

Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Shtetasi me iniciale K.M., banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim më 23 dhjetor, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në një banesë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 23.12.2020, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në banesën e një shtetasi.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. M. janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button