Aktualitet

Zbardhet dëshmia,asnjë pendesë! Autori i krimit të dyfishtë në Astir: Ja pse e vrava bashkjetuesen dhe motrën e saj

Përparim Ademi njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. Ai jetonte në Tetove të Maqedonisë por kishte ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me të dashurën e tij, një prej dy motrave.

TIRANË– Zbardhet dëshmia e 59-vjeçarit Përparim Ademit, autori i vrasjes së dy motrave në Astir mëngjesin e sotëm. Pasi është prangosur dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ai është rrëfyer duke u shprehur se gjithçka e ka bërë për shkak të xhelozisë, pasi dyshonte se bashkëjetuesja e tij e tradhtonte.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie. Dyshoja se më tradhtonte. U nisa për t’u vetëdorëzuar në polici,”-ka thënë ai para ‘bluve’.

Mësohet se Përparim Ademi njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. Ai jetonte në Tetove të Maqedonisë por kishte ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me të dashurën e tij, një prej dy motrave.

Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre. 59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj bashkëjetueses së tij, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button