Bota

​Britania e Madhe me shkallën më të lartë të vdekjes nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar aktualisht kryeson listën globale të vdekjeve më të larta për 100,000 banorë nga COVID-19, kjo sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).

Vendi raportoi numrin më të lartë të vdekjeve ndonjëherë të mërkurën me 1 mijë e 820 vdekje të reja të raportuara çdo ditë, dhe ka qenë mesatarisht rreth 1 mijë e 240 vdekje të reja ditore gjatë shtatë ditëve të fundit.

Krahasimet nga vendi në vend janë të papërsosura, duke pasur parasysh se ato mbështeten në të dhëna nga secili komb individualisht.

Por numri i vdekjeve i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, me një popullsi prej 66 milion banorësh, tejkalon rekordet në vendet e tjera të mëdha, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi bazë për kokë banori.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka arritur 96 mijë e 166 vdekje totale që nga fillimi i pandemisë.

Mbretëria e Bashkuar: 142.53

Republika Çeke: 140.91

Itali: 139.34

Shtetet e Bashkuara: 125,35

Spanjë: 117.80

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button