Politike

15 mijë vaksina për Shqipërinë presin në Itali që nga fundi i dhjetorit, pse Rama nuk i merr?

Në ditën e parë të vitit, kryeministri Edi Rama bëri me dije se vendi ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19, por ende dozat e para nuk kanë mbërritur.

Për këtë situatë, ish-ministri i Shëndetësisë i PD-së, Tritan Shehu ka disa pyetje retorike.

Shehu pyet nëse po qëndrojnë në mënyrë të pakuptimtë në Itali 15 mijë doza të vaksinën ‘Pfizer’ që janë të destinuara për vendin tonë, kur situata e vaksinimit në Shqipëri është urgjente.

‘A janë të dislokuara prej ditëve të fundit të vitit të kaluar në këtë plan në frigoriferet e Institutit Spallanzani të Romës rreth 15 mijë doza vaksinë Pfizer të destinuara për Shqipërinë, në pritje që të tërhiqen e të përdoren në vendin tonë?

A mos janë këto dozat e vaksinave, që është deklaruar nga Kryeministri se do të përdoren në fund të Janarit në Tiranë?

A është e vërtetë se asistencën logjistike speciale për këto vaksina, por dhe më shumë do ta organizojnë strukturat italiane?’, shkruan ndër të tjera Shehu në Facebook.

Postimi i plotë i ish-ministrit Tritan Shehu:

Transparenca është e domosdoshme. Në një kohë kur Rama&Co po akuzon BE dhe Italinë për ‘braktisje’ të Shqipërisë në planin Covid, dëshiroj të pyes me shpresë të një përgjigje:

-A ka filluar mbështetja e BE nëpërmjet Italisë për procesin e vaksinimit Covid në Shqipëri?

-A janë të dislokuara prej ditëve të fundit të vitit të kaluar në këtë plan në frigoriferet e Institutit Spallanzani të Romës rreth 15 mijë doza vaksinë Pfizer të destinuara për Shqipërinë, në pritje që të tërhiqen e të përdoren në vendin tonë?

-A mos janë këto dozat e vaksinave, që është deklaruar nga Kryeministri se do të përdoren në fund të Janarit në Tirane?

-A është e vërtetë se asistencën logjistike speciale për këto vaksina, por dhe më shumë do ta organizojnë strukturat italiane?

-Nqs po, pse kjo vonese e madhe ne pritje kur ceshtja e vaksinimit eshte urgjence kombetare dhe vendet e tjera shpejtojne per te shkurtuar dhe ‘oret’ e jo me ‘javet’?

-Ne kete rast a nuk do te ishte me normale te falenderohej BE e Italia per ndihmen e mbeshtetjen ne vend qe te anatemohen?

Une e kuptoj se ketu kemi te bejme me nje sasi shume te vogel (qe jam i bindur se do te zgjerohet), por Rama vete me te tilla sasi po ben rolin e ‘heroit’. Te gjithe duhet te jemi koshient, por se pari Kryeministri, se vaksinimi Covid i shqiptareve nuk mund te realizohet nepermjet ndihmave apo projekteve te tipit COVAX, ato jane vetem nje plotesim, lehtesim.

Baza, pjesa kryesore si ne sigurimin e vaksinave prej reth 5,5 Milion doza te nevojeshme, ashtu dhe per ndertimin e infrastruktures eshte detyre e Qeverise, e cila si dhe Qeverite e tjera, qofte e te Rajonit, duhet te kishte kontraktuar prej kohesh, te miratonte fondet perkatese, e jo te vazhdoje akoma te heshte. Shpresoj se tashti do te dale nga ‘letargjia’, megjithese dhe pak muaj i kane ngelur ne ‘zyre’, por sidoqofte ketu cdo ‘dite’ vonese paguhet me ‘Jete, Shendet e Ekonomi’!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button