Aktualitet

2 shqiptarë nga Kosova dhe një serbe kapen duke vjedhur 1 makinë në Itali

Një i ri rumun në Itali prishi planin e disa hajdutëve që deshën të vidhnin një makinë në Trieste.

Sipas mediave vendase, 25-vjeçari rumun kapi tre hajdutët ndërsa po përpiqeshin të thyenin derën e një makine të parkuar në Via Carducci në Trieste, me qëllim që të vidhte sendet me vlerë prej saj.

Ndjenja qytetare e rumunit e nxiti atë të parandalonte hajdutët nga përfundimi i vjedhjes. Kur e kuptuan që ishin parë, kriminelët e shtynë rumunin dhe ikën. I riu nuk u dorëzua dhe arriti të ndalojë tre individët duke i goditur me një kabllo industriale.

Pas pak, një patrullë u njoftua dhe ndërhyri menjëherë. Të tre grabitësit u identifikuan si dy të rinj, të moshës 19 dhe 20 vjeç, nga Kosova, si dhe një vajzë e re me origjinë serbe, e moshës 18 vjeç.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button