Aktualitet

‘2000 mjekë janë larguar’/ Berisha ‘jep ALARMIN’: Elbasani pa specialist për mushkritë në kohë pandemie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që ka vënë alarmin për mungesën e pneumologëve në spitalin e Elbasanit, në një kohë kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit. Sipas Berishës, në 7 vjet qeverisje të pasardhësit të tij Edi Rama, janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, duke shkuar në nivelin e viteve 1960.
Po të shkruaj shumë i indinjuar për një problem madhor në qytetin e Elbasanit në këto kohëra të vështira për shëndetin e qytetarëve. Në spitalin e qytetit të Elbasanit u bë kohë që nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtëm në kurriz për një të afërmin tonë dhe jam shumë i shqetësuar për atë që përjetuam,”-i shkruan qytetari Berishës.
POSTIMI I PLOTË:
Kohe covid19 por Elbasani nuk ka me specialiste per mushkrite. Miq, per shkak te largimit masiv te mjekeve nga Shqiperia ne shumicen e specialiteteve ne rrethe mungojne specialistet! Ne 7 vitet e Edvinit jane larguar nga Shqiperia rreth 2000 mjek, vetem ne vitin 2018 u larguan 1100 mjek. Shqiperia nga 1 mjek per 600 banore qe kishte ne vitin 2013 ka sot 1 mjek per 1100 banore. Ajo ka zbritur ne mjeke per fryme ne nivelin e viteve 1960. Shkaqet kryesore jane:
1-Bllokimi i rrogave te mjekeve dhe infermiereve. Nga vitet 2005-2013 rroga te infermiereve dhe mjekve u rriten perkatesisht 150 dhe 120%, arriten te jene me te lartat ne rajon. Ndersa sot ato jane per shkak te inflacionit 30% me te ulta se sa ne vitin 2013 dhe jane me te ultat ne rajon. Ato jane vetem sa gjysma e rrogave te mjekeve dhe infermiereve ne Kosove te cilet marrin nje rroge minimale perkatesisht 1200 dhe dhe 800 euro.
2- Shkalla e larte e pasigurise ne vend, sulmet fizike ndaj mjekeve dhe infermiereve jane shkak tjeter i largimit te tyre nga Shqiperia.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktorr.Po te shkruaj shume i indinjuar per nje problem madhor ne qytetin e Elbasanit ne keto kohera te veshtira per shendetin e qytetareve.Ne spitalin e qytetit te Elbasanit u be kohe qe nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtem ne kurriz per nje te afermin tone dhe jam shume i shqetesuar per ate qe perjetuam.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button