Aktualitet

2021 viti i shpresës,si do të jetë ekonomia këtë vit?

Kemi mbyllur një vit të vështirë ekonomik të ndikuar nga situata e befasishme që na solli pandemia globale Covid. Përgjithësisht kjo situatë i ka lodhur qytetarët dhe u ka humbur shpresat për të marrë veten ekonomikisht nga një rrënim i tillë,megjithatë qytetarët e Gjirokastrës shpresojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë megjithatë ka nga ata që presin që viti që vjen të jetë edhe me i keq për shkak të situatës në vazhdim të pandemisë,ata bazohen në faktin se për sa kohë të jetë prezente pandemia në vend ekonomia do vazhdojë të vijë në rënie.

Ndërkohë që politikanët dhe zyrtarët e shëndetësisë flisnin për “goditjen” e koronavirusit dhe “sheshimin” e lakoreve të larta të epidemisë, ky grumbull ARN-je, që brenda pak muajsh, ka vrarë me qindra mijëra njerëz, e ka fundosur ekonominë globale dhe ka zhdukur progresin disa vjeçar kundër varfërisë. Megjithëse vaksinat kanë dalë tashmë, arritja e tyre në çdo cep të botës do të mbetet thjesht një aspiratë. Pra, pritet një ton më pajtues me gjendjen pandemike. Në vitin 2021, njerëzimi do të vazhdojë t’i përshtatet jetesës me virusin – në mënyra që e bëjnë bashkëjetesën më pak të kushtueshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button