Bota

25 persona humbin jetën nga covid në Greqi, shënohen 509 raste të reja ditore

GREQI– Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 509 raste të reja me koronavirus, pa shumë luhatje nga dita e djeshme ku u raportuan 516 raste.

Ministria e Shëndetësisë vendase njofton se në harkun kohor të 24 orëve të fundit, nuk e kanë fituar brtejën me sëmundjen 25 persona.

Aktualisht, 293 pacientë me Covid-19 janë tani të intubuar në Greqi, shtatë më pak se ata që ishin intubuar në vend të mërkurën.

Një pjesë e madhe e rasteve të sotme u diagnostikuan në zonat përreth dy qendrave më të mëdha urbane të Greqisë, Athina dhe Selaniku.

Në total, 150,479 raste të infektimit me Covid-19 janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë të gjithë ata që janë shëruar nga virusi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button