Bota

521 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 521 pacientë me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20, 519 viktima.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 14, 078 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Aktualisht në Itali janë pozitivë 516,568 raste.

Sërish Lombardia vijon të mbetet rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, ndjekur nga Emilia dhe Romagna me 1,320, Lazio me 1.303, Puglia me 1,275 , Siçilia me 1,230 dhe Campania 1,215 raste.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button