Politike

Agron Çela përgënjeshtron zërat për largimin nga partia, sqaron: Jam në LSI!

Por sot, vetë Çela ka reaguar në rrjetet sociale dhe e përgënjeshtron këtë lajm.

TIRANË- Pas largimit të ish ministrit Nasip Naço nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një tjetër emër që qarkulloi në portale ditët e fundit se i është bashkuar PS-së, ishte edhe ai i ish-deputetit të LSI në Shkodër, Agron Çela.

Por sot, vetë Çela ka reaguar në rrjetet sociale dhe e përgënjeshtron këtë lajm.

“Të tilla lajme janë tërësisht të vërteta. LSI qarku Shkodër nuk e ndal askush dhe asgjë përballë kauzës së saj për të qënë zëri i qytetarëve dhe për ta vazhduar misionin tonë që Shkodra dhe Shqipëria të jenë shtëpia jonë e përbashkët”, shkruan Çela.

POSTIMI I PLOTË

Fushata e lajmeve të rreme dhe shpikjës se konflikteve të paqëna për fat të keq ka nisur prej kohësh.

Prej ditësh portale të ndryshme, kanë nisur të etiketojnë emrin tim, si një prej emrave që kam braktisur LSI-në. I gjendur përballë një të pavërtetë të madhe, deklaroj me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë, se vazhdoj angazhimin maksimal të udhëheq fushatën politike të LSI në qarkun Shkodër.

Duke qënë i vetmi deputet i qarkut Shkodër që jetoj në Shkodër, duke mos u shkëputur në asnjë moment nga komuniteti që jam zgjedhur, duke qënë zëri i qindra anëtarëve të LSI dhe i të gjithë komunitetit të qarkut Shkodër, që jo vetem me kanë besuar përfaqësimin në Kuvend, por tek unë dhe forca politike që përfaqësoj kanë gjetur një derë të hapur për cdo shqetësim të tyrin.

Të tilla lajme janë tërësisht të pavërteta. LSI qarku Shkodër nuk e ndal askush dhe asgjë përballë kauzës se saj për të qënë zëri i qytetarëve dhe për ta vazhduar misionin tonë që Shkodra dhe Shqipëria të jenë shtëpia jonë e përbashkët.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button