Aktualitet

Ajla dhe Meri! Vijnë në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve 2 bebet e para, oguri i mirë për 2021

Quhen Ajla dhe Meri dhe janë dy vajzat e para që erdhën në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Këtë vit lajmi për beben e vitit e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njoftoi në rrjetet sociale se Ajla dhe Meri lindën një minutë pas mesnate, duke thyer “mitin” e bebes së parë, pasi të dyja kanë lindur në të njëjtën minutë.

“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”-shkruan Manastirliu.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button