Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve plagoset një person

Një aksident është shenuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Ende nuk bëhet me dije si shfaqet gjendja e të plagosurit, ndërkohë që në vendngjarje është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses.

Policia dhe ambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button