Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë! ‘Benzi’ del nga rruga, ndërron jetë shoferi 24-vjeçari, plagoset pasagjeri. Me urgjencë tek Trauma

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit Ishull-Shëngjin, ku për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë 24-vjeçari Denis Dedgjonaj, i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri i mjetit Ndue Pjetri, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË: 
Lezhë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button