Bota

Aksident me autobus, humbin jetën 53 persona

KAMERUN- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Kamerun. Spiegel shkruan se nga aksidenti kanë humbur jetën 53 persona ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Autobusi me të cilin po udhëtonin këta persona mori flakë, pasi u përplas me një kamioçinë të mbushur me karburant.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit në një zonë shkëmbore të Kamerunit. Sipas Guvernatorit të vendit, Aëa Fonka Augustine aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së shumtë dhe se kamioni kishte një problem me frenat.

Në autobuz ishin 80 persona të pranishëm edhe pse ky mjet transporti duhet të kishte 70 persona në të. Autoritetet dhe grupet e hetimit po hetojnë ende për shkaqet e tjera të aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button