Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, tre persona të plagosur

Shkaku i aksidentit mendohet se ka qënë parakalimi i gabuar. Bëhet e ditur se mjeti tip ‘Audi’ është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M.M, 31 vjeç me banim në Divjakë. 

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në në zonën Çermë-Divjakë. Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në urgjencë pasi kanë marrë plagë të shumta. Shkaku i aksidentit mendohet se ka qënë parakalimi i gabuar. Bëhet e ditur se mjeti tip ‘Audi’ është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M.M, 31 vjeç me banim në Divjakë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button