Aktualitet

Aksident në kryeqytet, automjeti humb kontrollin dhe përfundon tek stacioni

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet. Konkretisht disa minuta më parë një aksident ka ndodhur pranë rrugës “Dritan Hoxha” pranë rrethrrotullimit tek “Zogu i Zi”.

Dyshohet se automjeti është përplasur me një stacion urbani të ndodhur pranë rrugës “Dritan Hoxha”, ku nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe  po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button