Aktualitet

Aksidenti i rëndë me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Elbasan, bie në pranga drejtuesja e mjetit 29-vjeçare

29-vjeçarja është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

ELBASAN– Policia ka arrestuar në flangrancë shoferen 29-vjeçare pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Në pranga ka rënë K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan. E reja drejtonte mjetin tip “Volkswagen, që u përplas me minibusin, i cili drejtohej nga A.K., 51 vjeç. 29-vjeçarja është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 36-vjeçari Klevis Dedja, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga e reja si dhe  mbetën të plagosur edhe pesë pasagjerë të minibusit, të cilët po ktheheshin nga juglindja.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volksëagen”,  që drejtohej nga  shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u  përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button