Aktualitet

Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/ Publikohen emrat, humb jetën Angjela Çapo, plagoset rëndë Silvana Muho

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen Angjela Çapo dhe pasagjere shtetasen Silvana Muho 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja Angjela Çapo dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasjaSilvana Muho.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button