Aktualitet

Akuzohen për sherr me sende të forta, polica arreston një 43-vjeçarin në Krujë, shpallet në kërkim i vëllai

Sipas njoftimit të policë të dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta dy persona në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 26 dhjetor të vitit të kaluar

KRUJË-Polica ka arrestuar ditën e sotme, një 43-vjeçar, me iniciale K.L dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij. Sipas njoftimit të policë të dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta dy persona në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button