Aktualitet

Akuzohet për përdhunimin e 15-vjeçares në Greqi, ja çfarë deklaroi shqiptari në gjyq

VOLOS

Shqiptari 30-vjeçar i akuzuar për abuzimin me një 15-vjeçare me aftësi të kufizuara, u la i lirë me kushte kufizuese.

Akuzat kundër 30-vjeçarit janë një krim i rëndë. 30-vjeçari shqiptar u arrestua pasi ankesës së një 15-vjeçareje me aftësi të kufizuara dhe prindërve të saj, se ai përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës së mitur dhe vazhdoi duke kryer marrëdhënie me të.

Në procesin gjyqësor sot përballë hetuesit, shqiptari pretendoi se e dashura e tij i kishte thënë se ajo ishte 17 vjeç dhe se gjatë takimit të tyre nuk kishte asnjë kontakt të plotë me të, ndërsa në të njëjtën kohë tha se vonesa e vogël mendore e të miturës nuk perceptohet lehtë.

I riu shqiptar, që prej vitesh jeton në Greqi, u ndalua të largohet  nga Greqia, si dhe të paraqitet dy herë në muaj në Stacionin Policor në Volos si dhe duke vënë një garanci prej 5 000 euro, deri në zhvillimin e gjyqit dhe përcaktimin nëse është realisht fajtor.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button