Aktualitet

Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ SPAK ‘ngrin’ hetimet, zgjatet me 3 muaj pezullimi i Artan Shkëmbit

Artan Shkëmbi, ish-zyrtari i OFL-së, akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka zgjatur me tre muaj për pezullimin nga detyra të ish- zv/drejtorin e OFL-së, Artan Shkëmbi. Megjithatë ai do të vijojë të qëndrojë nën hetim nga SPAK dhe nga partnerët gjermanë për dekonspirim informacionesh.

Shkëmbi akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.

Nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat.

Ndërkohë, bashkë me të nën hetim janë edhe dy oficerë të tjerë, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shkëmbin. Ky i fundit vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button