Bota

Alarm në Premier League! Numri i të infektuarve me Covid dyfishohet në një javë

Sipas ligës angleze të futbollit, rastet janë më shumë se dyfishuar brenda një jave, nga 18 në 40 persona

ANGLI – Ndërsa kryeministri britanik Boris Xhonson ka njoftuar një “lockdown” të ri në ishull, pas shtimit të rasteve me Covid-19 të gjetura ditët e fundit, edhe numri i të infektuarve në Premier League angleze është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas ligës angleze të futbollit, rastet janë më shumë se dyfishuar brenda një jave, nga 18 në 40 persona, ku natyrshëm në të periudhë kanë qenë edhe festat e fundvitit dhe presupozohet se kontaktet kanë qenë më të shumta.

Nëse në tri ditët e fundvitit të shkuar, midis 28 dhe 31 dhjetorit, rezultonin vetëm 28 lojtarë dhe anëtarë të stafeve teknike të testuar pozitivë, këtij numri iu shtuan edhe 12 të tjerë, të testuar midis 1 dhe 3 janarit.

“Lojtarët ose anëtarët e stafeve teknike që janë pozitivë, do të izolohen për një periudhë prej 10 ditësh,”- ka vendosur Premier League, në një deklaratë të saj për median.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button