Argetim

Ana e kercenoi me gjyq, Arjoni i Perputhen: S’ka padi per mua!

Një bashkëbisedim i zhvilluar nga Arjon Luli me ndjekësit e tij në Instastory, së fundmi ka ngritur shumë dyshime rreth ngjarjes së bujshme që ndodhi disa javë më parë në “Përputhen”.

Ish-konkurrenti publikoi në rrjetet e tij sociale një foto, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin, e cila u bë shkak për përjashtimin e të dyve nga ky emision.

Ndërkohë, të dielën që lamë pas, në “Përputhen Prime” pati një debat mes Sindi Locit dhe Ana Lleshit. Kjo sepse, 22-vjeçarja u shpreh se nuk e beson versionin e saj të historisë, por i beson asaj të Arjonit.

“Kur të marr një përgjigje nga organet kompetente do të vij këtu dhe do të ta përplas në fytyrë ty atë letrën”, ishte mënyra se si 26-vjeçarja iu drejtua Sindit

Nisur nga gjithçka që ndodhi, një nga ndjekësit e pyet Arjonin:

Kur do të të japë gjykata ty të drejtë, merre Sindin edhe përplasjani dokumentin në surrat atyre të tjerëve”.

Arjonit është përgjigjur: “Jam paraqitur bashkë me avokatët e mi tek zyrat, por deri tani kundrejt meje nuk ka asnjë procedim penal”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button