Bota

ANALIZA/ Pse Mbretëria e Bashkuar mund të përçahet pas BREXIT, Boris Johnson më i rrezikuar se kurrë

Më 2 janar 2020, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson deklaroi se 12 muajt në vijim do të ishin një “vit fantastik për Britaninë”. Ndryshe nga sa parashikoi Johnson, një pandemi globale dhe trazirat politike të BREXIT lëkundën strukturën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në një analizë të CNN, shqyrtohet se politikat e trazuara midis katër kombeve që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar, po bëhen pengesë për ecjen përpara të MB-së.
Dy krizat më të mëdha me të cilat përballet Britania, një e parashikuar, dhe një që doli papritur, janë kombinuar për të krijuar një stuhi të përsosur pakënaqësie me status quo-në.
Më në fund, pas shumë negociatave të vazhdueshme, Britania u largua nga universi rregullator dhe tregtar i BE në 1 Janar, por me një mori tensionesh të paparashikueshme në unionin politik të Mbretërisë së Bashkuar që mund ta çonin Kryeministrin Britanik në ‘ujëra’ kushtetuese të paqëndrueshme. Njëkohësisht, pandemia Covid-19 ka zbuluar se sa distancë politike ka midis qeverive të devoluara në Edinburg, Cardiff dhe Belfast  dhe në Londër.
Konflikti brenda Mbrestërisë
Lëvizja e pavarësisë në Skoci është rritur që nga referendumi i vendit në 2014, ku skocezët votuan me 55% për të qëndruar në BE. Skocia kundërshtoi vazhdumisht daljen nga Unioni. Teksa  Johnson festoi e një marrëveshje tregtare me BE, kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon shkroi në Twitter se “nuk ka asnjë marrëveshje që do të kompensojë ndonjëherë atë që BREXIT hoqi. Është koha për të skicuar të ardhmen tonë si një komb i pavarur, Evropian “
Në Irlandën e Veriut, politikanët kanë pranuar se kurrë nuk kanë qenë kaq të sigurt se veriu mund të ribashkohet me Republikën e Irlandës. Ndërsa në Uells, nacionalistët bëhen gjithnjë e më armiqësorë ndaj qeverisë Konservatore në Ëestminster.
Të gjitha këto paraqesin një problem për Boris Johnson, i cili nuk është vetëm udhëheqësi i Partisë Konservatore dhe Unionist, por edhe Ministri i vetë-emëruar për Unionin. Në të vërtetë, që kur ai mori detyrën, Johnson e ka cilësuar veten si një mbrojtës të Unionit dhe ka folur gjatë për forcimin e lidhjeve midis katër kombeve.
Me këto kriza që priten në 2021, Boris Johnson e pret një fushë betëjë me aleatët e Unionit. Pjesa më e rrezikshme do të jëne zgjedhjet parlamentare të Skocisë në maj, që nuk do ‘falin’ Boris Johnsonin.
Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut ka qenë prej kohësh viktima më e mundshme e Brexit. Provinca e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ka një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, e cila është në Bashkimin Evropian. Mundësia e një kufiri doganor që ndan të dy ka ngritur të gjitha llojet e shqetësimeve, duke filluar nga qarkullimi i mallrave në kthimin e dhunës së viteve 1970 dhe 80.
2021 supozohej të ishte viti në të cilin Irlanda e Veriut festoi 100 vjetorin e saj. Në vend të kësaj, qytetarët e saj ka të ngjarë të jenë më të ndarë sesa kanë qenë për vite me radhë.
Për Johnson, situata është më pak e rrezikshme në Uells, ku nuk ka një lëvizje serioze. Sidoqoftë, meqenëse Johnson përballet me mundësinë e luftimeve në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ai rrezikon Uellsin. 2021 do të jetë një vit i vështirë për të katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button