Bota

Anglia vaksinon 7 milion persona nga Covid-19

Dailmail shkruan se 6,853,327 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 472,446 nga këta persona kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

MBRETËRI E BASHKUAR- Britania e Madhe ka vaksinuar pothuajse 7 milion persona me vaksinën anti-Covid. The Sun shkruan se 6,853,327 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 472,446 nga këta persona kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 279, 757 persona.

Deri më tani në Angli janë vaksinuar 12,9% e popullsisë mbi 18 vjeç dhe rreth 78,7% e të personave mbi 80 vjeç. Skocia ka vaksinuar 9.4 %, Uellsi ka vaksinuar 10,7% dhe Irlanda e Veriut ka vaksinuar rreth 11% të popullisisë.Sipas statistiake 1 në 10 persona në Angli e kanë marrë dozën e parë të vaksinave.

Vaksinimi e popullsisë në vendet e tjera nuk po ecën me kaq ritme të shpejta sa në Angli. Kjo për shkak se kompanitë farmaceutike kanë probleme me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksianave në vendet e Bashkimit Evropian.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button