Aktualitet

“Arnimi” i rrugës së Zhulatit nga bashkia Gjirokastër. Banorët, fondet i vjedhin

Pas rreshjeve të pandërprera gjatë natës rruga e fshatit Zhulat është rrëzuar në disa pjesë të saj duke e bërë kështu të pamundur lëvizjen e banorëve të fshatit drejt qytetit të Gjirokastrës për nevojat e tyre jetike. Bashkia Gjirokastër ka ndërhyrë vetëm në një pjesë të kësaj rruge duke hedhur baltë në bazamentin e urës. Banorët ankohen se këto mënyra zgjidhjeje alternative janë të padobishme pasi sa herë që ka reshje situata përsëritet dhe vijon e njëjta problematikë duke i izoluar për ditë të tëra derisa organet kopetente të kujtohen të marrin masa dhe të zhbllokojnë rrugën. Të lodhur nga premtimet boshe banorët shprehen se janë hedhur disa herë fonde për rregullimin e rrugës por këto fonde janë vjedhur duke mos shkuar asnjëherë aty ku duhet. Një bari i cili e përdor rrugën çdo ditë thotë se paratë e hedhura për këtë rrugë i ka marrë lumi duke i lënë banorët të luten se sdo te bjerë rruga sa herë që bie shi. Kujtojmë që vetëm para pak ditësh me rreshjet e ditëve të para të muajit janar kur kjo rrugë u rrëzua kryetari i bashkisë Flamur Golemi i pyetur nga gazetarët e Channel 7 se cfarë zgjidhje do i jepej kësaj situate të përsëritur pohoi se do të vazhdojë të grryejë me skrep pjesën e sipërme të rrugës,sa herë të ketë përmbytje apo prishje të rrugës nga lumi , duke mos i dhënë një zgjidhje përfundimtare problematikës që vazhdon të jetë prezente prej vitesh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button