Aktualitet

Arratiset nga Komisariati Nr.1 i arrestuari për armëmbajtje pa leje

Mësohet se Lala do të dilte sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Arratisja e Lalës pritet që të rëndojë akuzat e ngritura ndaj tij.

TIRANË– Rigers Lala, 30-vjeçari i cili është arratisur nga Komisariati numër 1 në kryeqytet është vënë në pranga dy ditë më parë pasi u kap në zonën e Ali Demit me armë zjarri me vete.

Mësohet se Lala do të dilte sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Arratisja e Lalës pritet që të rëndojë akuzat e ngritura ndaj tij. Ai do të akuzohet si për ‘armëmbajtje pa leje’ ashtu si dhe për akuzën e arratisjes nga ambientet e paraburgimit.

Ishin denoncimet e njerëzve ata që bënë të mundur arrestimin e të riut. Ky i fundit në momentin kur është pikasur nga policia ka hedhur armën në tokë dhe është larguar. Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button