Bota

Arrestohet deputetja skoceze Margaret Ferrier, udhëtoi gjatë kohës që ishte pozitive me COVID

Zonja Ferrier,deputete e parlamentit skocez,60 vjeç, ndezi zemërim në tetor pasi pranoi se kishte udhëtuar me tren nga elektorati i saj pranë Glasgow në Londër ndërsa ishte në pritje të rezultateve të një testi Covid në fund të Shtatorit.

SKOCI– Deputetja e Partisë Kombëtare Skoceze Margaret Ferrier është  akuzuar dhe arrestuar në lidhje me shkeljen e kufizimeve të koronavirusit. Policisa e Skocisë konfirmoi se është ngritur akuza për një shkelje të pretenduar të rregulloreve të koronavirusit midis 26 dhe 29 Shtatorit 2020. Zonja Ferrier u pezullua pas skandalit, por i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen sipas Dail Mail.

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë tha:

‘Ne mund të konfirmojmë që oficerët  akuzuan dhe arrestuan një grua 60-vjeçare në lidhje me shkeljen e rregulloreve  të koronavirusit midis 26 dhe 29 Shtator 2020. Një raport do t’i dërgohet prokurorit fiskal dhe ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej.”

Zonja Ferrier, 60 vjeç, ndezi zemërim në tetor pasi pranoi se kishte udhëtuar me tren nga elektorati i saj pranë Glasgow në Londër ndërsa ishte në pritje të rezultateve të një testi Covid në fund të Shtatorit. Ajo foli në Commons atë natë dhe më pas udhëtoi përsëri në Skoci të nesërmen pasi iu tha se testi ishte pozitiv.

Policia Metropolitane tha në tetor se për shkak se zonja Ferrier bëri një test koronavirus më 26 shtator – dhe udhëtoi në Londër dy ditë më vonë – ajo nuk mund të përballej me veprim sipas Rregullave të Mbrojtjes së Shëndetit 2020, sepse ato hynë në fuqi vetëm më 29 Shtator.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button