Aktualitet

Arrestohet i “forti” i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme Bledar Cafin 41-vjeç. Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button