Aktualitet

Asim Zeneli i përfshirë në projektin “100 fshatrat”,në dy vite nuk ka parë asnjë investim

Programi i integruar për zhvillimin rural do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara (100 fshatra), nëpërmjet 3 objektivave si më poshtë:
a) Përmirësimi i infrastrukturës publike(mbeshtetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, pejsazhi mjedisor etj.)
b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)
c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor,(mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat,
Programi i 100 fshatrave mund të financohet nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program. Në detajimin e fondeve për investime, të alokuara në buxhetet respektive të ministrive apo instituconeve të tyre të varësisë, ministritë pjesëmarrëse në program do synojnëti japin përparësi projekteve të identifikuara dhe që zbatohen në zonën e përcaktuar të 100 fshatrave.
Projektet e identifikuara në kuadrin e programit të 100 fshatrave, mund të financohen edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.
“Programi i Integruar për Zhvillimin Rural –Programi i 100 fshatrave”, do të zbatohet në periudhën 2018-2020
Por edhe pse ka kaluar tashmë periudha e zbatimit të këtij projekti në terren siç mund të shihet edhe në fshatrat e qarkut Gjirokastër nuk është bërë asnjë investim në kuadër të këtij projekti. Fshati Asim Zeneli një ndër 12 fshatrat e qarkut të përfshira në këtë projekt siç pohohet nga vetë banorët nuk ka parë asnjë investim në periudhën e parashikuar të zbatimit 2018-2020. Ndërkohë që nga administratori na pohohet e kundërta. Enea Hila konfirmoi se në fshat janë kryer investime vitet e fundit por kjo gjë hidhet poshtë nga banorët të cilët janë shprehur se këto ndërhyrje që thotë administratori janë kryer më herët dhe jo në periudhën e dy viteve të fundit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button