Bota

Australia e shpalli një rrezik biosigurie, pëllumbi amerikan do t’i nënshtrohet eutanazisë

Një pëllumb i quajtur Joe, që besohet se ka udhëtuar 13 mijë kilometra nga Oregoni drejt Melboune është shpallur një rrezik i biosigurisë nga autoritetet australiane. Autoritetet thanë se e konsideronin zogun një rrezik dhe planifikuan ta vrisnin për shkak të rregullave të karantinës në Australi.

Siç raportojnë mediat e huaja, pëllumbi u gjet nga Kevin Celli-Bird në një gjendje të rraskapitur. Celli-Bird më pas pretendoi se zogu ishte regjistruar tek një pronar në Alabama dhe mendohej se ishte një nga pëllumbat që ishin zhdukur nga një garë pëllumbash, mbajtur në Oregon dy muaj më parë.

Ndërsa zogu ishte akoma i lirë, autoritetet australiane donin të kapnin dhe eutanizonin pëllumbin për t’iu shmangur rregullave të karantinës. Sipas Departamentit të Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit, çdo zog nga jashtë vendit është një rrezik i biosigurisë pasi mund të jetë bartës i sëmundjes, si gripi i shpendëve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button