Bota

Basha mesazh mirënjohje për kongresmenin Engel: Faleminderit për mbështetjen, do vazhdojmë dhe më tej

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili largohet nga posti pas 32 viteve në detyrë. 
Me anë të një reagimi në Twitter, Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit duke e cilësuar si një mik të shtrenjtë për shqiptarët.
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende,”-shkruan Basha.
Largimi i Engelit nga Dhoma e Përfaqësuesve – ku së fundmi ka kryesuar Komitetin për Punë të Jashtme, mund të mos jetë një rast për Serbinë që të gëzohet. Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake.
Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button