Aktualitet

Basha reagon sërish: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me premtimin e radhës nga Edi Rama, për vaskinën anti-Covid.
‘Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.
Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.
Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës’, shkruan Basha në Facebook.
Përgjigja e Bashës erdhi pas reagimit të drejtorit të Komunikimit të Ramës, Endri Fugës.
Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!
Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button