Uncategorized

BE mbildhet sot në diskutimin e rradhës për vaksinat, Charles Michel: Ne do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë

BRUKSEL – Sot rreth në orën 18:00, Presidenti Charles Michel do të kryesojë një video konferencë të anëtarëve të Këshillit Evropian. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë koordinimin për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19, duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjitha instrumenteve në dispozicion për të kufizuar përhapjen e virusit. Ata do të ndajnë praktikat më të mira mbi masat që kanë marrë dhe do të diskutojnë perspektivën e tyre për javët në vijim.

Në lidhje me vaksinat, Komisioni Evropian do të paraqesë një gjendje të zhvillimit të vaksinimeve dhe mënyrën se si të sigurohet rritje e prodhimit në të ardhmen dhe qasje e barabartë në vaksinat. Drejtuesit do të ftohen të ndajnë përvojën e tyre në zbatimin e fushatave të vaksinimit.

”Përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë BE-në është përparësia jonë absolute.”– tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu për përshtatshmërinë e një qasjeje të përbashkët për çertifikimin e vaksinimit brenda BE. Për më tepër, ata do të shikojnë bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat, si në fqinjësinë e BE-së dhe më gjerë, raporton KE. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Ballkani ku bën pjesë vendi ynë, ku do të shihet mundësia sesi mund të ndihmohet me doza të vaksinave të miratuara nga EMA.

“Ne duhet të flasim për bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat që duhet të trajtohen si një e mirë publike globale. Ne do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë fqinjë dhe më gjerë “, – tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Në takimin e Këshillit Evropian të 10 dhe 11 Dhjetorit, udhëheqësit miratuan konkluzione mbi COVID-19. Ata mirëpritën njoftimet pozitive për zhvillimin e vaksinave efektive dhe marrëveshjet e përbashkëta të blerjes paraprake të përfunduara nga Komisioni. Për më tepër, udhëheqësit theksuan rëndësinë e përgatitjeve për vendosjen dhe shpërndarjen në kohë të vaksinave për të siguruar që ato të vihen në dispozicion në kohën e duhur dhe në një mënyrë të koordinuar.

Këshilli Evropian gjithashtu vuri në dukje se mbërritja e vaksinave nuk do të thotë që pandemia ka mbaruar dhe bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të luftuar përhapjen e virusit. Vaksinimet kundër COVID-19 filluan më 27 Dhjetor në të gjithë BE-në. Vaksinat po dërgohen në të gjitha vendet anëtare në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat kushte.

Deri më tani, BE ka dhënë një  autorizim të kushtëzuar të marketingut për dy vaksina COVID-19 , pas vlerësimeve pozitive nga Agjencia Evropiane e Barnave. Marrëveshjet për katër vaksina të tjera janë siguruar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button