Bota

Bëri vaksinën e Pfizer kundër Covid, mjekja përfundon me urgjencë në spital, çfarë thonë autoritetet

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin e mjekes 32-vjeçe, e cila është hospitalizuar pasi është vaksinuar kundër COVID-19 me vaksinën e Pfizer dhe BioNtech, shkruan Reuters.
Mjekja emri i të cilës nuk është bërë publik, ishte pranuar në repartin e kujdesit intensiv në Nuevo Leon, pasi kishte pasur sulme siç janë problemet me frymëmarrje dhe irritim të lëkurës.
“Diagnoza fillestare është encefalomielitis”, thuhet në njoftimin e Ministrisë meksikane të Shëndetësisë në shtetin Nuevo Leon.
Ministria meksikane e Shëndetësisë ka shtuar se mjekja ka pasur një histori të reaksioneve alergjike nga testimet e mëhershme të kryera.
Kujtojmë që më shumë se 126.500 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë. Megjithatë, ky vend ka filluar me shpërndarjen e raundit të parë të vaksinave kundër COVID-19 gjatë 24 dhjetorit

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button