Bota

Besonte se vaksina anti-Covid ndryshon AND-në e njeriut, e pëson keq farmacisti që shkatërroi qindra doza të Modernës

Një farmacist amerikan i cili muajin e kaluar shkatërroi qindra doza të vaksinës kundër koronavirusit ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës në ShBA.

Farmacisti njihet si një njeri i apasionuar pas teorive konspirative dhe që beson fort  në thashethemet se vaksina anti-Covid nuk është e sigurtë.

Steven Brandenburg kishte nxjerrë nga frigoriferi i Qendrës Medicinale Aurora në Grafton të Visconsin 57 shishe të vogla të vaksinës kundër COVID-19 nga Moderna, ku secila prej shisheve përmban 10 doza – duke tentuar kështu t’i shkatërrojë, sepse gabimisht kishte besuar se vaksina është e rrezikshme dhe se mund të ndryshojë ADN-në e njeriut.

Vaksinat bashkëkohore të Pfizer dhe BioNtech përmes teknologjisë RNA, i ofrojnë trupit të njeriut informacione për proteinat virusale që ndihmojnë në formimin e antitrupave kundër coronavirusit.

Ekspertët thonë se nuk ka dëshmi që ato ndryshojnë ADN-në e njeriut, kurse tashmë miliona njerëz janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Ato duhet ruajtur në temperatura tejet të ulëta, ndryshe mund të shkatërrohen, e një gjë të tillë kishte tentuar të bëjë edhe Steven Brandenburg, është thënë në seancën e parë dëgjimore.

“Ai ishte i bindure që vaksina nuk është e sigurtë, pasi që metoda e RNA-së sipas tij e bënë këtë ilaç të pasigurtë”, ka thënë gjykatësi.

Brandenburg në fillim i kishte thënë menaxhmentit të spitalit se rastësisht ishin nxjerrë vaksinat nga frigoriferi, por më vonë kishte pranuar se me qëllim i kishte nxjerrë jashtë dhe tashmë duhet të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të në gjykatë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button