Aktualitet

Bilanci në Kosovë/ 313 persona pozitiv dhe 7 të vdekur gjatë orëve të fundit

Shtohen rastet e infektimeve dhe humbjet e jetës n 24 orët e fundit në Kosovë duke shënuar 7 viktima dhe 313 raste të reja pozitive.

KOSOVË-Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 169 të tjerë. Ndërkohë që 313 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 42.948.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 52.134 raste pozitive, ndërsa 1.351  persona kanë humbur jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button